Tetë transferimet që mund të mos ndodhin shkaku i COVID-19.
Normalisht, në këto kohë të vitit, lajmet kryesore në mediet sportive do të vinin nga tregu i transferimeve.
Çdo ditë, emrat të ndryshëm do të përmendeshin si pjesë e spekulimeve për ndryshim skuadre, përcjell lajmi.
Por, kjo verë, pritet të jetë ndryshe, me skuadrat që vëmendjen kanë vetëm të përfundimi i sezonit në fushë, pas shumë humbjeve që ka sjellë koronavirusi.
Kjo mund të bëjë që shumë lojtarë të cilët kanë shpresuar të ndryshojnë ambient, të vazhdojnë qëndrimin në klubet e tyre, të paktën edhe për një sezon.
Në mesin e tyre është edhe Neymar, që do të ishte e vështirë për Barcelonën të paguante 222 milionë euro për shërbimet e tij, aq sa kërkon PSG.
Tetë lojtarë që mund të vazhdojnë të mbesin në skuadrat e tyre, pavarësisht se është pritur të ndryshojnë skuadër:
Neymar (PSG)
Saul Niguez (Atletico Madrid)
Harry Kane (Tottenham)
Kepa Arrizabalaga (Chelsea)
Kai Havertz (Bayer Leverkusen)
Thomas Lemar (Atletico Madrid)
Ousmane Dembele (Barcelona)
Ivan Rakitic (Barcelona)