Tetëvjeçari nga Kosova pranon ftesë nga Akademia e Barcelonës

17:47 | 12 August 2023

Ari Sadrija, pas disa vitesh mund të jetë një emër i madh i futbollit evropian.

Me paraqitjen e tij, ai ka zgjuar interesim të madh tek një gjigand.

Talenti nga Kosova ka marrë ftesë nga Akademia e Barcelonës, për t’u bërë pjesë e saj, e cila zhvilloi aktivitetet e saj për disa ditë tek shteti helvetik.

Aktualisht, tetëvjeçari luan për ekipin zviceran FC Lausen Schwarz.

Lajmi u konfirmua për Klankosova. tv nga babai i tij, Blerim Sadrija.

Ari Sadrija, u pajis edhe me certifikatë nga “blaugranat”.

Komento: