Tetori rozë, Hovenier: Të punojmë bashkë drejt një të ardhmeje pa kancer

09:38 | 31 Tetor 2024
tetori-roze,-hovenier:-te-punojme-bashke-drejt-nje-te-ardhmeje-pa-kancer

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, mori pjesë dje në një ngjarje me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Në faqen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, është postuar fotografi e Hovenier me kolegë, ku thuhet: “Ambasada Amerikane në Prishtinë solidarizohet me të prekurit nga kanceri I gjirit këtu në Kosovë dhe në mbarë globin”.

“Jam i nderuar që u bashkova me kolegët e mi sot në njohjen e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Le të forcojmë vendosmërinë tonë për të mbështetur të mbijetuarit, për të përhapur ndërgjegjësimin dhe për të punuar drejt një të ardhmeje pa kancer”, thuhet në postim.

Komento: