Teuta Krasniqi i organizon festë madhështore Kaias për ditëlindje

12:18 | 03 Tetor 2022

Brenda ditëlindjes së mrekullueshme të vajzës së Teuta Krasniqit

Kaia, vajza e dytë e aktores së njohur Teuta Krasniqi, ka mbushur 6 vite jetë.

Me këtë rast, Kaies i është organizuar një ditëlindje shumë e bukur me të pranishëm familjar e miq të vegjël.

Aktorja Teuta Krasniqi, ka bërë një dedikim për të bijën në faqen e saj në Facebook.

Kaia 💙

Të shkruaj urim për ty e të mundohem t’a shpreh dashurinë që mbaj në zemër për ty, është sikur të mundohem t’a përshkruaj ngjyrën më të bukur në botë apo melodinë më të këndshme, ndjenjën më të pastër e të pasur të dashurisë më të madhe… sado bukur që tingëllon, prap fjalët nuk arrijnë t’a përshkruajnë ndjenjën më të bukur që ti na bën ta ndjejmë cdo ditë.

Të dua me krejt shpirtit, shpirti i mamit. Urime ditëlindja e 6-të dielli im. Zoti të bekoftë me shëndet të plotë, dashuri të pa kusht, fat të mirë dhe mbarësi në cdo aspekt të jetës.

U plaksh e lumtur, bashkë me familje dhe gjithë njerëzit tu të dashur. Jemi të bekuar me ty 🙏🙏🙏

Të duam pa kufi, mami, babi dhe Tara ❤️❤️❤️

Komento: