Teuta Krasniqi rrëfen për mungesën e shoqes së shpirtit: “Dhimbja mu dyfishua”

15:08 | 06 May 2022

“Dhimbja mu dyfishua”, aktorja Krasniqi rrëfen për mungesën e shoqes së shpirtit.

Në intervistën e dhënë për T7, aktorja Teuta Krasniai ka kujtuar disa nga kolegët e saj të ndjerë me të cilët ka pasur rastin të bashkëpunoj, si: Leze Qenën, Adem Mikullovcin dhe Burbuqe Berishën.

Ajo pohoi se ka mësuar shumë nga ta dhe ndihet me fat që ka pasur rastin t’i njoh për së afërmi, por edhe të bashkëpunojë.

Mes tjerash, aktorja foli edhe për vdekjen e regjisores Arzana Kraja, të cilën e kishte shoqe të shpirtit.

“Vdekja e saj ishte tronditje për mua”, tha mes tjerash ajo, teksa shtoi se më pas edhe vdekja e Burbuqe Berishës e tronditi, pasi edhe me të kishte një raport të afërt.

Komento: