Teuta Kurti emocionon thellë me fjalët për babain e ndjerë

03:56 | 18 Janar 2026
Teuta Kurti emocionon thellë me fjalët për babain e ndjerë

Këngëtarja Teuta Kurti ka humbur të atin, një ngjarje që e ka prekur thellë atë dhe familjen e saj.

Ajo ka publikuar një fotografi të babait të ndjerë, i cili shihet në ambient spitalor, duke shoqëruar imazhin me fjalët e thjeshta: “How I miss you”.

Teuta Kurti njihej për raportin e afërt me të atin, të cilin e ka përmendur edhe më herët si mbështetje të rëndësishme në jetën dhe karrierën e saj artistike, shkruan “Kosovarja”.

Humbja e tij përbën një moment të vështirë për këngëtaren.

Teuta Kurti

Komento: