Teuta Krasniqi përveçse një aktore që shquhet për talentin e lindur, ajo shquhet edhe për bukurinë që ka.
Një femër që u citua shpesh për bukuri, Teuta preferon që në të shumtën e herëve të shfaqet natyrale, shkruan ORAinfo.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet.
Sot ajo ka publikuar një foto në të cilën shihet gjatë xhirimeve të serialit “Mahmutovit dhe Rexhepovit”, e bërë 18 vite më parë.
Edhe para kaq shumë vitesh, tek Teuta nuk mund të shohim ndonjë dallim të madh në pamje./ORAinfo/