Teuta Selimi përfundon në spital, kjo është gjendja e saj

10:14 | 17 Janar 2026

Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, ka shqetësuar së fundmi ndjekësit e saj në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një postim nga ambientet e spitalit.

Në fotografinë e shpërndarë, artistja shihet e shtrirë në shtratin e spitalit, e veshur me pizhama rozë dhe duke mbajtur në duar një tufë të madhe me trëndafila, ndërsa postimi shoqërohet me një emoji lutjeje, që ka nxitur reagime dhe mesazhe të shumta mbështetjeje nga fansat.

Edhe pse vetë Teuta Selimi nuk ka dhënë detaje konkrete lidhur me gjendjen e saj shëndetësore apo arsyen e shtrimit në spital, burime pranë Prive By Liberta Spahiu kanë bërë të ditur se ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas të njëjtave burime, ndërhyrja ka kaluar me sukses, ndërsa gjendja e këngëtares raportohet të jetë e stabilizuar.

Artistja ka zgjedhur ta ndajë këtë moment me publikun e saj, duke lënë të kuptohet se po merr veten dhe se është e rrethuar nga dashuria dhe përkujdesja e njerëzve të afërt. /ORAinfo/

Komento: