Thaҫi thotë se Rama ka qenë i paanshëm në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

21:32 | 09 Maj 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi ka folur edhe njëherë për dialogun me Serbinë.

Thaçi ka folur edhe rreth rolit të politikës së Shqipërisë në dialogun mes Kosovës e Serbisë. Derisa fajëson ish-kryeministrin Sali Berisha, Thaçi thotë se Edi Rama ka qenë i paanshëm në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht Thaçi ka aluduar se Berisha dështimet e tij politike në Shqipëri po provon t’i mbush me përçarje mes Kosovës e Shqipërisë.

“Dështimet politike në Kosovë të barten në Kosovë. Idenë e dikujt t’i thuash se është tradhtar, e punon për Serbinë e Madhe”, ka thënë Presidenti.

“Nëse është interes i Rusisë që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkohen Kosovës, atëherë kjo është qesharake”, ka shtuar ai.

Ndërkaq ai foli edhe për rolin e kryeministrit Rama në cështjet mes Kosovës e Serbisë.

“Të kthehem pak të roli i Ramës. Ai ka qenë mbështetës i dialogut, pa marrë anë për asnjërën palë”, ka thënë Thaci në Opinion të Klanit.

E kur pyetet nga gazetari se si Rama ishte i paanshëm mes Kosovës dhe Serbisë, Thacit thotë se ‘Rama ka vepruar tamam si një burrështetas’.

Komento: