Thaҫit ia quajnë përrallë idenë bashkim kombëtar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Thaҫit ia quajnë përrallë idenë bashkim kombëtar

11:27 | 31 Maj 2019

Po vazhdon edhe më tej që Presidentit Thaҫi t’i përqeshet ideja për bashkim kombëtar.

Presidenti Thaçi mbrëmë shprehu gatishmëri për t’u përgjigjur në pyetjen për korrigjimin e kufijve dhe bashkimin kombëtar.

Me idenë për bashkimin kombëtar, Presidenti Thaçi ka vendosur t’i “kërcënoj” duke i paralajmëruar ndërkombëtarët se kjo ide vije si rezultat i izolimit të qytetarëve të Kosovës.

Edhe pse presidenti i shtetit obligohet që ta respektoj integritetin e shtetit, kushtetutën, perspektiven evropiane në këtë rast, Thaçi ka vendosur të mos i besoj integritetit të shtetit duke propozuar ndryshime kufijsh, ndryshime kushtetuese dhe duke e injoruar të ardhmen evropiane me propozimin për bashkim kombëtar. Pavarësisht kësaj, muaj më parë Thaçi kishte deklaruar se e ardhmja dhe vizioni ynë, i Kosovës dhe Shqipërisë, është drejtimi atlantik dhe është shprehur kundër bashkimit kombëtar. Ndërkohë që tash ka ndryshuar qëndrimin e tij.

Në pyetjen se a u hodh si ide çështja e bashkimit kombëtar vetëm pas dështimit të korrigjimit të kufijve, ai tha se edhe në takimin e Berlinit nuk është mbyllur ndonjë ide por as nuk është propozuar ndonjë alternativë e re tjetër nga ndërkombëtarët.

“Pas vonesave dhe diskriminimit që është duke iu bërë Kosovës nga Bashkimi Evropian, mendoj se definitivit ka ardhur koha ku duhet të mendojmë për ndërmarrjen e hapave konkret institucional për një angazhim të të gjithëve, edhe të institucioneve, por edhe të qytetarëve dhe se nëse Bashkimi Evropian vazhdon me këtë izolim dhe mbyllje të derës së qytetarëve të Kosovës, për mosrespektim e të arriturave që kemi pasur deri më tani, atëherë duhet të shkojmë drejt një formule të bashkimit kombëtar, qoftë përmes rezolutave në kuvendin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë apo edhe përmes referendumeve, gjithmonë duke përfshirë Presheven, Medvegjen dhe Bujanovcin” ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar mbrëmë nuk hezitoj të komentoj këto dy ide duke i quajtur si asgjë më shumë se përralla.

“Kurgja s’ka me ba, vetëm përralla janë këto. Përralla e parë është marrja e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit pa dhënë asgjë, e përralla e dytë, është bashkimi kombëtar” tha Zeka.

Po vazhdon edhe më tej që Presidentit Thaҫi t’i përqeshet ideja për bashkim kombëtar.

Komento: