Thaҫi flet për liberalizimin e vizave, ja ҫfarë thotë për vënjen e kushteve shtesë

20:08 | 08 May 2019

Liberalizimi i vizave vazhdon të jetë ҫështje e pazgjidhur për Kosovën.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndruar sot në Tiranë ku bashkë me përfaqësues të tjerë të Ballkanit ishin pjesë e Samitit Brdo-Brijunit.

Përpos kësaj, Thaçi zhvilloi edhe një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Ai bëri të ditur se në këtë takim ndër të tjerash u diskutua edhe çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Sipas Thaçit ka tendenca që Kosovës t’i vihen kushte shtesë për liberalizim.

“I kam thënë se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë. Tendenca për ti vënë kushte shtese Kosovës është poshtërim për Kosovën. Taksa është e drejtë. Fajtor për ngecjen e dialogut janë ata qe po e kushtëzojnë dialogun në këtë rast Serbia”, ka deklaruar Thaçi.

Ndërsa duhet përmendur se ka vetëm pak orë kur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se kohë opcionale për liberalizim të vizave mund të jetë shtatori.

Komento: