Thaҫi i gatshëm të bëjë kompromise me Serbisë, kjo po shihet si dështim historik i Kosovës

08:36 | 31 Janar 2019

Presidenti i Kosovës është shprehur i gatshëm të bëjë kompromise me Serbinë, në kuadër të fazën përfundimtarë të dialogut.

Kështu ai është shprehur në letrën e fundit, drejtuar Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Analistët vlerësojnë se kjo do të prezantonte një dështim historik të Kosovës dhe do t’i arsyetonte 10 vjetët e refuzimit për njohje nga ana e Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sërish se është i gatshëm të bëjë kompromise me Serbinë në kuadër të fazës përfundimtare të procesit të dialogut.

Një gjë të tillë kreu i shtetit e ka pohuar në një letër që ia ka dërguar para dy ditësh presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Me këtë rast Thaçi ka pohuar se është i gatshëm për të atilla kompromise, të cilat do të çonin drejt një marrëveshjeje të balancuar, e cila do t’i jepte fund konfliktit shekullor me Serbinë.

Të pyetur nga gazeta “Zëri” se për çfarë kompromisesh ka folur kreu i shtetit, nga zyra e presidentit nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj çështjeje.

Komento: