Taksa ndaj Serbisë po vazhdon të mbetët ndër temat më të diskutuara.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se duke u ballafaquar e konfrontuar me Perëndimin, Kosova do të mbetet e izoluar.
Ai ka thënë se nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë atëherë ndaj Kosovës mund të merren masa.
“Vazhdimësia e kësaj gjendje nuk do t’i sjellë të mira Kosovës, institucioneve të venndit. Mund të kemi masa që do të mund të ndërmerren ndaj Kosovës nga aleatët. Nga BE-ja nuk do të ketë liberalizim të vizave dhe mund të ketë masa shqetësuese për qytetarët dhe shtetin”, ka thënë Thaçi në “Debat” të RTK-së.
“Unë punoj që kjo gjendje që të tejkalohet”.