Tha se Kosova po bëhet vend destabilizues, Hoxhaj i kundërpërgjigjet diplomatit rus – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tha se Kosova po bëhet vend destabilizues, Hoxhaj i kundërpërgjigjet diplomatit rus

09:32 | 03 Shkurt 2019

Pas deklaratave të përfaqësuesit të Federatës Ruse në OSBE, Aleksandr Lukashevich, ka reaguar Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj.

Lukashevich një ditë më parë kishte thënë se Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet një vend destabilizues.

Sipas tij, autoritetet kosovare po synojnë që të krijojnë një krizë e cila mund të rezultojë në një luftë të re.

E kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur, Hoxhaj i cili ka thënë se është shqetësuese se si diplomatët rusë e keqpërdorin misionin e OSBE-së në Ballkan për ta zhvilluar luftën e tyre hibride kundër vlerave perëndimore.

“Shtetet anëtare të OSBE-së nuk duhet të befasohen me deklaratën e Ambasadorit rus. Më shqetësuese është që diplomatët rusë keqpërdorin misionet e OSBE-së në Ballkan si platformë për luftën e tyre hibride kundër misionit të vetë organizatës dhe kundër vlerave perëndimore”, ka shkruar Hoxhaj në Tëitter.

Komento: