Autoritetet kosovare kanë demantuar Presidentin serb.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një konferencë për media sot ka thënë se Serbia është duke futur mallra në Kosovë.
Mirëpo, këtë e mohin Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Ditëve të fundit kemi arritur të fusim mall në Kosovë, dhe shpresojmë që ditëve në vijim këtë ta bëjmë edhe në sasi më të mëdha që t’i furnizojmë shitoret” tha Vuçiq.
Mirëpo një gjë të tillë e kanë mohuar autoritetet kosovare.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci, ka thënë se nuk është vërejtur ndonjë fluks i shtuar i mallrave nga Serbia për në Kosovë gjatë periudhës së fundit.
“Këto janë deklarata politike të Vuçiqit”.
Stavileci theksoi se as njësitet antikontrabandë nuk kanë raportuar për ndonjë ndryshim, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë që javën që shkoi dyqanet në veri të Kosovës u mbyllën për dy ditë, në një përpjekje për të inicuar një krizë humanitare.