Në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë regjisorja e njohur kosovare, Arzana Kraja.
Për vdekjen e saj ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Arzana Kraja i dha shumë kinematografisë kosovare.
Presidenti thotë se Kraja ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta, teksa ka ngushëlluar familjen e saj, miqtë dhe komunitetin artistik.
Ja postimi i Thaçit në Facebook:
Vdekja e regjisores Arzana Kraja është lajm i trisht për të gjithë ne. Ajo i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta. Ngushëllime familjes Kraja, miqve të Arzanës dhe gjithë komunitetit artistik dhe kulturor në vendin tonë. HTH