Thaçi: Asgjë nuk e kërcënon partneritetin me Amerikën

12:42 | 31 Janar 2019

Me rastin e përkujtimit të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vizituar permendoret në nderim të heronjve. Gjatë vizitës ai u pyet për takimin e sotëm me Ambasadorin, Kryeministrin e Kryeparlamentarin.

Thaçi ka thënë se takimet e tilla ndodhin shpesh dhe janë të rregullta, raporton lajmi.net.
“Takimet e tilla ndodhin shpesh dhe janë takime të rregullta, edhe me ambasadorin edhe me bartësit e institucioneve të vendit në përkushtimet që kemi për agjendat shtetërore”, është shprehu Thaçi.

Tutje ai ka thënë se ky takim i ka kontribuuar qartësisë së agjendës dhe bashkëpunimit të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova do të mbetet mik i përjetshëm me SHBA-të nuk ka individ apo agjendë ditore që do ta sfidojë këtë partneritet me Amerikën”, ka përfunduar Thaçi.

Komento: