Thaçi: BE-ja t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi

18:57 | 29 Shkurt 2020

President i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se BE-ja duhet t’i jap peshë përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi.

Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se BE-ja duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas presidentit, duke ulur nivelin në një emisar pa kredibilitet, nuk ndihmon në arritjen e këtij qëllimi.

“BE-ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”, ka shkruajtur Thaçi.

Postimi i plotë:

Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet nuk i ndihmon këtij qëllimi. BE’ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate.

Komento: