Thaçi thotë se bota është një vend më i sigurt pa Abu Bakr al-Baghdadi.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se bota është një vend më i sigurt pas privimit nga jeta së kreut të ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi.
Ai në një postim në Twitter shkruan se Kosova është një aleat i besueshëm dhe aktiv i SHBA në luftën kundër ekstremizmit.
“Lajm i mirë nga presidenti @realDonaldTrump për vra.sjen e liderit të #ISIS Abu Bakr al-Baghdadi. Bota është një vend më i sigurt me vdekjen e tij. #Kosova është një aleat i besueshëm dhe aktiv i SHBA në luftën kundër ekstremizmit”.
Lideri i Shtetit Islamik u privua nga jeta sot gjatë një operacioni ushtarak të forcave amerikane në Idlib të Sirisë.