Thaçi dhe Vuçiq takohen në Munih të Gjermanisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Thaçi dhe Vuçiq takohen në Munih të Gjermanisë

16:55 | 16 Shkurt 2019

Gjermania është duke pritur liderët e mëdhenjë ku po mbahet Konferenca e Sigurisë.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndësishme botërore janë edhe krerët shtetëror të Kosovës, presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj si dhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, raporton lajmi.net.

Pjesë e kësaj konference janë edhe liderët serbë.

Madje, gjatë ditës së sotme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.

Për takimin është bërë e ditur nga Michael Karnitschnig, i cili është bashkëpunëtor i Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn.

Ndërkohë, nuk dihet për temat për të cilat janë diskutuar në këtë takim ku i pranishëm ka qenë edhe vetë Hahn.

Komento: