Thaçi e akuzoi se i shkoi në shtëpi Radoiçiqi, ja çka thotë Haradinaj

19:30 | 17 May 2019

Haradinaj nuk i mohon takimet me Radoiçiqin.

Krerë institucionalë kanë marrë vendime jo të mira për Kosovën, në një takim sekret në shtëpinë e Milan Radoiçiqit.

Kështu ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë në Rubikon të KTV-së.

Thaçi ka treguar se prezentë kanë qenë edhe përfaqësues të institucioneve të Serbisë.

Këto deklarime, kryeministri Ramush Haradinaj nuk i mohuar, duke ka thënë se në çdo vend merr vendime dhe se është i hapur me të gjithë qytetarët e Kosovës.

Më tutje, Haradinaj ka vazhduar të përsërisë se çështja për ndryshim kufijsh është mbyllur dhe se nuk do të lejohet “Dodik Republika” brenda Kosovës.

Kreu i ekzekutivit tha se Kosova, me bazën e vetë kushtetuese dhe ligjore, mund të themelojë gjykatë që dënon gjenocidin serb, por, sipas tij, sa pranohen kompetencat e saj është diçka tjetër.

Komento: