Thaçi e dëshiron LDK-në në dialog, por jo edhe Vetëvendosjen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Thaçi e dëshiron LDK-në në dialog, por jo edhe Vetëvendosjen

22:30 | 24 Dhjetor 2018

Presidenti Hashim Thaçi dëshiron që LDK-ja të jetë pjesë e dialogut, por një dëshirë të tillë nuk e ka edhe për Vetëvendosjen.

Hashim Thaçi ka komentuar sonte edhe rreth refuzimit të partive opozitare LDK dhe LVV që të bëhen pjesë e Ekipit për Dialogun.

Thaçi tha se pret që LDK të reflektojë dhe të bëhet pjesë e procesit sikurse edhe më parë, ashtu sikurse edhe bëhej presidenti Ibrahim Rugova kur ishte fjala në bashkëpunimin me Ajmerikën.

“Bashkëpunimi me bashkësinë ndërkombëtare duhet të jetë edhe parimor edhe i sinqertë, nuk mund të thuhesh që jemi popullata më pro amerikane e në të njëjtën kohë të refuzosh mesazhin e tyre. Nuk mund të jesh pro amerikanë, vetëm kur ki nevojë., Ky proces duhet të shkojë në besim më ShBA. Dhe ky proces pa një vullnet dhe mbështetje të fuqishme të fortë të ShBA-ve nuk mund të ketë as sukses…Ata që kanë qenë në negociata e dinë shumë qartë se prezenca e ShBA-ve do të jetë konkret edhe e dukshme dhe pozitive për paqe”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Ai po ashtu ka thënë se nuk do të përjetojë një fazë kur ShBA-të refuzohen nga Kosova dhe liderët e saj. Megjithatë ai duke folur për nevojën e përfshirjes së opozitës në dialog nuk ka folur edhe për LVV-në. Ai ka përmendur vetëm LDK-në.

“Unë nuk dua të përjetojë që një parti apo dikush të del kundër vullnetit amerikan. Unë kam bashkëpunuar me LDK-në dhe ka njerëz shtetëror që marrin vendime në interes të vendit, që nuk mendoj se shkojnë aq larg sa cenojnë raportin e shtetit të Kosovës me ShBA-të, prandaj thirrja ime është që sikurse që kane rezonu të gjithë partnerët dhe ata të opozitës, të reflektojnë dhe të punojmë bashkërisht. Procesi do të jetë dinamik dhe i shpejtë dhe priten rezultate konkrete. Procesi do të jetë transparentë dhe vendimmarrja e përbashkët…Unë nuk besoj që Kosova ka dështu ndonjëherë kur ka punu ngushtë me SHBA-të prandaj edhe kësaj radhe jam i sigurt se do të ketë sukses”, ka thënë ai.

Komento: