Thaçi e Haradinaj bëhen bashkë në Batalionin e Atlantikut

17:14 | 19 April 2019

Batalioni Atlantiku bënë bashkë presidentin Hashim Thaçin e kryeministrin Ramush Haradinajn.

Një akademi përkujtimore për ‘Batalionin Atlantiku’ i ka bërë bashkë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Presidenti Thaçi në fjalën e tij ka çmuar lartë vendimin e shqiptarëve që të lënë Amerikën për t’iu bashkuar radhëve të UÇK’së në Kosovë.

Ai ka thënë se është i lumtur që lufta çlirimtare e Kosovës, bashkon të gjithë pavarësisht ideologjive apo përkatësive politike.

“Ardhja juaj në Kosovë, tregon se raportet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ruajtur. Vlera e luftës së UCK’së na bashkon të gjithëve, pavarësisht ideologjive apo partive. Sa më shumë që po kalon koha, aq më shumë po shtohet vlera e Luftës. Fëmijët tuaj do të jenë krenar me ju. Viti 2019 është shpallur viti i NATO-s në Kosovë. U jemi mirënjohës SHBA-së, NATO-s, dhe BE-së, për atë që bënë për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ka falendëruar të gjithë pjesëtarët e Batalionit Atlantiku që erdhën për të mbrojtur Kosovën.

Haradinaj thotë se duhet treguar të gjithë botës se Kosova ishte viktimë e luftës, dhe se ndaj shqiptarëve të pafajshëm është ushtruar gjenocid nga Serbia.

Ish-komandanti i Dukagjinit, ka thënë se Serbia po provon të ndryshojë historinë duke thurur mite e mohuar atë që kanë bërë në Kosovë.

“Historia jonë është e dhimbshme. Në emër të Kosovës janë thur lavde e mite për Kovën tonë, pjesën tonë të atdheut. Por mendoj që ajo që duhet ta dijnë krjet, është që ka zënë vend e drejta jonë shqiptare. Serbia po provon me e ndërru të vërtetën. Duhet të jemi të bashkuar, ti dregojmë botës ,që jo vetëm ishim viktima, por që ndaj nesh u ushtrua gjenocid.Edhe këtë mos e harroni: Gjysma e popullit të Kosovës është përzënë nga vendi , 20 mijë femra janë abuzuar seksualisht”, ka thënë Haradinaj.

Në fund kreu i Qeverisë ka bërë thirrje që të qëndrojnë shqiptarët bashkë, pasi që disa punë të atdheut kanë mbetur pa përfunduar.

“Të rrijmë të bashkum, sepse puna e atdheut tonë, nuk është kryer krejt”, ka thënë Haradinaj.

Komento: