Thaçi e quan të rrezikshëm vendimin e Qeverisë, thotë se është shkelje e Kushtetutës

22:54 | 23 Mars 2020

Presidenti Thaҫi e ka quajtur të rrezikshëm vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur të rrezikshëm, vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kurizuar lëvizjen e qytetarëve.

“Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij sot kanë shkelur në mënyrë flagrante kushtetutën e Kosovës. Është e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës”, tha ai në një konferencë të jashtëzakonshme.

Ai përmendi se shkelja me e madhe është bërë në nenin 56 të Kushtetutë së Kosovës që flet për të drejtat dhe lirinë themelore të njeriut.

Komento: