Thaçi e Veseli e ngushëllojnë Nexhat Dacin për vdekjen e djalit

17:36 | 26 January 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e kanë ngushëlluar Nexhat Dacin për humbjen e djalit.

Presidenti Thaçi është shprehur i pikëlluar me vdekjen tragjike të zvministrit të Diasporës, Arian Daci nga orteku i borës në Brezovicë.

Thaçi ka shprehur ngushëllime të kryetarit të Akademisë së Shkencave, Nexhat Daci dhe familjes së tij.

“Me pikëllim të madh kam pranuar lajmin për vdekjen tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, djalit të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe mikut tim, Nexhat Daci. Në këto momente shumë të rënda, si President dhe mik i familjes, në emrin tim dhe qytetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit Daci dhe familjes së tij. HTH”, ka shkruar presidentit.

Edhe kryeparlamentari Veselinka shkruar në faqen e tij në Facebook se lajmi për vdekjen e djalit të Akademik Nexhat Dacit ishte tejet pikëllues.

“Lajm tejet pikëllues vdekja e Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, në fatkeqësinë e ndodhur sot në Brezovicë. Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime Akademik Nexhat Dacit dhe familjes së tij për humbjen e birit të tyre”, ka shkruar Veseli. /ORAinfo/

Komento: