Vlora Hyseni është emëruar nga presidenti Thaçi, zëvendësshefe e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës(AKI)
Hyseni ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI, ndërsa sot ajo në pozitën e re është emëruar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Insajderi.
Hyseni është emëruar për një mandat pesë vjeçar, me mundësin që mandati i saj mund të përtërihet dhe do të rrjedhë pavarësisht nga mandati i Drejtorit të AKI-së, thuhet në vendimin e presidentit Thaçi.
Ky vendim i nënshkruar nga Thaçi dhe Haradinaj hyn në fuqi nga data e nënshkrimit dhe i është dërguar komisionit të Kuvendit të Kosovës për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës.