Thaçi falënderon Trumpin për rolin e tij për linjën ajrore Kosovë- Serbi

10:09 | 21 January 2020

Thaçi falënderon Trumpin, thotë se roli i tij për paqe dhe stabilitet i patjetërsueshëm.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për lidershipin dhe rolin e tij në nënshkrimin e letrës së qëllimit për nisjen e linjës së fluturimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Në postimin e tij, Thaçi tha se roli i Trumpit në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon është i patjetërsueshëm, derisa e falënderoi për rolin e tij në këtë marrëveshje.

Presidenti amerikan Trump përmes një postimi e quajti marrëveshjen e djeshme fitore të radhës diplomatike, kur askush nuk mendoi që mund të arrihej.

Trump ka falënderuar këshilltarin e tij për siguri kombëtare, Robert O’Brien si dhe ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell.

Komento:
loading