Thaçi flet për letrën e Kurtit: Le t’i shkruaj kujt të dojë, SHBA-të e njohin realitetin në Kosovë

11:27 | 07 Maj 2020

Presidenti Thaçi në një konferencë për media ka folur në lidhje me atë se çfarë është diskutuar në Samitin e Zagrebit.

Thaçi në këtë konferencë është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me letrën që Kryeministri në detyrë Kurti i ka dërguar zëvendëspresidentit amerikan Pence në lidhje me keqinformimet e mundshme që mund t’i jenë bërë Emisarit Grenell nga Presidenti Thaçi.

Thaçi në përgjigjen e tij tha se nuk i intereson dhe mund ti shkruj kujt të dojë dhe çfarë të dojë raporton Gazeta Blic.

“Sa i përket letrave unë nuk jam duke i lexuar dhe nuk jam duke i përcjellur dhe nuk i kam pasur nëpër duart e mija. Ai është i lirë ti shkruj kujdo dhe çfarëdo, SHBA-të e njohin realitetin në Kosovë” ka thënë Thaçi para gazetarëve.

Komento: