Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka qenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski.
Thaçi tha se e mirëpret bashkëpunimin e dy shteteve për integrimin euroatlantik
Po ashtu kreu i shtetit, ka njoftuar se ka ftuar Pendarovskin për vizit në Kosovë.
“Në inaugurimin e presidentit të ri të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, i cili sot mori detyrën e re. E mirëpres bashkëpunimin për integrimin euroatlantik të vendeve tona dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal. Presidentin e ri të Maqedonisë Veriore, po ashtu, e ftova edhe për vizitë zyrtare në Kosovë”, ka shkruar Thaçi.