Thaçi i bie pishman, heq postimin me rejën e Rugovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Thaçi i bie pishman, heq postimin me rejën e Rugovës

14:08 | 15 Shkurt 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka rënë pishman për medaljen e dhënë resë së Ibrahim Rugovës.

Nuk kanë kaluar as dy orë prej kur Presidenti Hashim Thaçi dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave, dizenjatoren Blerina Kllokoqi-Rugova dhe si duket presidenti i bie pishman për medaljen e dhënë.

Thaçi ka fshirë fotografinë e postuar më herët në Facebook ku shihej duke dekoruar stilisten e njohur.

Ndër të tjera Presidenti Thaçi kishte shkruar se Blerina Kllokoqi-Rugova është shembull se Kosova ofron hapësirë për zhvillimin e talentit në fushën e artit.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit. Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit. Kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Komento: