Thaçi i del në mbrojtje Veselit, e quan viktimë të maskarallëkut me fajde

13:22 | 24 May 2019

Pas skandalit me fajde ku si i përshirë u përmend edhe kryetari i Kuvendit, reagoi edhe i pari i vendit.

Hashim Thaçi, ka thënë se skandali i fundit ku u përmend edhe emiri i kreut të Kuvendi, Kadri Veseli si i përfshirë në aferën e fajdeve, është maskarallëk.

Sipas kreut të shtetit Veseli është viktime e këtij maskarallëku.

“Hetuesia duhet ta kryej punën e vet. Jam i tmerruar me mashtrime dhe përgjime dhe keqpërdorimet e emrave publikë tash e një kohë të gjatë se fundmi edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli”.

“…ai shquhet edhe për pastërtinë e tij dhe për moralin dhe etikën e tij të punës dhe hetuesia duhet ta kryej punën e vet sepse po shihet që ai veç është një viktimë e maskarallëkut”. /eo

Komento: