Thaçi i pret në “konak” Ramën dhe përfaqësuesit e koalicionit qeverisës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Thaçi i pret në “konak” Ramën dhe përfaqësuesit e koalicionit qeverisës

23:38 | 03 Shkurt 2019

I pari i vendit, Hashim Thaçika gjetur kohë dhe ka ftuar në një darkë krerët e koalicionit qeverisës dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Presidenti Hashim Thaçi është duke darkuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama si dhe me përfaqësuesit e koalicionit qeverisës, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn e Behgjet Pacollin, shkruan lajmi.net.

Si duket kjo darkë është duke u zhvilluar në shtëpinë e presidentit Hashim Thaçi, pasi është djali i presidentit, Endriti ai i cili këtë fotografi e ka publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Instagram.

Se cila është arsyeja e kësaj darke akoma nuk dihet mirëpo, kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur mjaft zhvillime në vendin tonë sa i përket vendimit për taksën ndaj Serbisë.

Përderisa presidenti Hashim Thaçi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian ka kërkuar që kjo taksë të shfuqizohet, kryeparlamentari Kadri Veseli, ka dhënë një propozim që kjo taksë të pezullohet përkohësisht, shkruan më tutje lajmi.net.

Mirëpo, është kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ai i cili po insiston në mbajtjen e kësaj takse, pavarësisht kërkesës së SHBA-së dhe BE-së që të hiqet kjo taksë.

Kujtojmë se për shkak të taksës, edhe Serbia ka bllokuar dialogun.

Komento: