Thaçi i shkruan Trumpit: Bashkë do të arrijmë marrëveshjen Kosovë- Serbi

19:43 | 08 Shkurt 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar homologun e tij amerikan, Donald Trump, për vëmendjen që ai po ka ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka rilavdëruar punën e të Dërguarit Special të Trump, Richard Grenell, ndaj Kosovës.

Tutje, letrën që Thaçi sot ia përmendi Trumpit, ku ky i fundit ia kishte përmendur edhe dialogun, Trumpi i shkroi Thaçit se “është momenti unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që i keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punët e shkëlqyera të Richard Grenell, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj për mua vitin e kaluar”, ka shkruar Thaçi në Twitter. /ORAinfo/

Komento: