
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu është përgjigjur presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq i cili tha sot se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Ne jemi të gatshëm dhe të hapur për të negociuar çdo zgjidhje kompromisi. Disa përmendin modele të tjera, por nuk na ofrojnë asgjë specifike. Nëse dikush mendon se ata do të vijnë në Beograd dhe do të na thonë ta njohim Kosovën si një vend të pavarur, kjo nuk do të ndodhë,” tha Vuçiq.
Vuçiq thotë se janë të gatshëm të gjejnë kompromis, por jo ta njohin pavarësinë e Kosovës
E kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili iu ka përgjigur menjëherë Vuçiqit nëpërmjet një postimi në Twitter.
Ai është shprehur se deklaratat e tilla janë provokime.
Sipas presidentit Thaçi, mundësia e vetme e marrëveshjes është dialogimi dhe njohja reciproke si shtete të barabarta.
“Mesazhet nga Beogradi që parashohin një kompromis pa njohjen e Republikës së Kosovës janë provokime. Pavarësia e Kosovës është një kompromis. Dialogu është i mundur vetëm sipas një principi: Dy vede që njohin njëra-tjetrën si fqinjtë të parabartë, duke lëvizur drejtë familjes Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi.

Ditëve të fundit, presidenti Thaçi ka polemizuar vazhdimisht me liderët politikë serbë të cilët po lëshojnë deklarata provokuese, siç ishte ajo e mohimit të Reçakut.