Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas mbledhjes që ka zhvilluar me udhëheqësit e institucioneve të sigurisë, ka deklaruar se Policia e Kosovës po zhvillon një aksion normal në disa pjesë të vendit, ku ka prangosur ‘ata që kanë shkelur ligjin’.
Ai i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me paralajmërimin e Vuciqit se e ka gati ushtrinë të niset për në Kosovë.
“Është një deklaratë populiste që ka parasysh opinionin e brendshëm në Serbi. Vuçiq e di shumë mirë që nuk mund të lëvizë në drejtim të Kosovës, edhe ai vetë është i bindur por në çdo rast, institucionet e sigurisë së Kosovës janë në gjendje gatishmërie. Deklarimet populiste nuk janë për luftë, janë për cështje të tyre të brendshme për të fituar simpati brenda opinionit atje. Askush nuk ka të drejtë t’i mbrojë njerëzit që kanë shkelur ligjin dhe Beogradi duhet të jetë bashkëpunues në këtë drejtim. Beogradi do të duhej të tregohej bashkëpunues. Është një aksion i përbashkët, ku ka qytetarë të arrestuar nga veriu, nga Drenica, është prangosur edhe një rus që ishte kamufluar. Ftoj qytetarët të jenë bashkëpunues dhe u jam mirënjohës që kanë qenë bashkëpunues në këtë rast”, ka thënë Thaçi.