Thaçi: Ismail Qemali, burrështetas i madh i kombit shqiptar

11:48 | 24 Janar 2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur për figurën e shquar Ismail Qemali dhe veprimtarinë e tij si dhe ka vlerësuar rolin e tij në shtetformin shqiptar.

Këto komente Thaçi i bëri në një postim në rrjetin social facebook, me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së Qemalit.

“Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar. Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore. Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ismail Qemalin e përkujtoi sot edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, Ismail Qemaili ishte kryeministri i parë shqiptar, i cili njëerhësh shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 1912.

Komento: