
Hashim Thaҫi ka folur në lidhje me foton ku shihet duke krasitur.
Presidenti Hashim Thaçi sonte në Pressing ka sqaruar fotografinë e krasitjes së pemëve të cilën e kishte postuar në profilin e tij në Facebook.
Thaçi thotë se ajo pamje s’ka të bëjë asgjë me Albin Kurtin apo rrëzimin e tij nga Qeveria.
‘’S’ka kurrëgjë lidhje me atë cështje. Kam qenë në fshat, duke punuar. Pastaj të tjerët e kanë inkorporuar sic kanë pasë dëshirë. Nuk duhet në kohë të ndryshme e rrethana të njëjta të kemi kritere e standarde të ndryshme.’’