Thaçi: Kosova ka arritur pavarësimin energjetik, përkundër rezistencës së Serbisë

00:00 | 21 Prill 2020

Presidenti Thaçi ka thënë seKosova ka arritur pavarësimin energjetik, përkundër rezistencës së Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një postim pasi që është votuar marrëveshja e kyçjes së re nga Grupi Rajonal i Evropës Kontinentale.

Sipas Thaçit, Kosova ka arritur pavarësimin energjetik, përkundër rezistencës së Serbisë.

Presidenti e ka cilësuar këtë si një arritje të madhe të Kosovës dhe si shembull se si duhet të vazhdohet përpara.

Përveq tjerash Thaçi ka thënë që është mirënjohës ndaj të gjithë miqëve ndërkombëtarë për përkrahjen e tyre.

Komento: