Kreu i shtetit Hashim Thaçi ka thënë se janë bërë 20 vjet dhe ende nuk është i qartë fati jetësor i profesorit Ukshin Hoti.
Thaçi, e ka kujtuar në 20-vjetorin e zhdukjes veprimtarin e çështjes kombëtare dhe intelektualin Ukshin Hoti.
Thaçi përmes një statusi në rrjetin social ka thënë që Hoti ishte një njeri “jokonformist i radhitur nga zëri dhe ideali i popullit që i përkiste”, transmeton lajmi.net.
Statusi i plotë i Thaçit:
U bënë njëzet vjet dhe ende nuk është i qartë fati jetësor i profesorit Ukshin Hoti, njërit prej intelektualëve më atdhetarë të Kosovës.
Ukshin Hoti ishte njeri jokonformist, i radhitur nga zëri dhe ideali i popullit që i përkiste.
Në vitin 1981, si rrallëkush nga elita intelektuale, në mënyrë shkencore arsyetoi dhe mbrojti kërkesën për Republikën e Kosovës.
Ukshin Hoti u dënua me bu urg nga gjyqet jugosllave.
Shquhej për guxim intelektual, temperament autentik dhe i gatshëm për të reaguar në çdo kohë për të drejtën dhe lirinë e Kosovës.
Ishte nga intelektualët e pakët që në mënyrë programatike kërkoi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Ai u riburgos në periudhën më të rëndë gjatë viteve 90-të të shekullit që shkoi dhe përjetoi persekutime të mëdha burgjeve të Serbisë dhe së fundmi në Kosovë.
Fatkeqësisht ende nuk dihet se ç’ndodhi me profesorin Ukshin Hoti pas lëshimit nga bur rgu i Dubravës më 16 maj 1999. HTH