Thaçi: Kur Bildt me foli për ndarje, i thash tung s’mund të diskutojmë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Thaçi: Kur Bildt me foli për ndarje, i thash tung s’mund të diskutojmë

22:00 | 31 Janar 2019

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se e përzura Carl Bildtin nga zyra kur i ka folur për ndarjen e Kosovës.

Thaci, ka treguar për një takim që ka thënë se ka zhvilluar kohë më parë me diplomatin suedez, Carl Bildt.

Thaçi ka thënë në News24 se Bildt i ka sugjeruar atij, në zyrën e tij, ndarjen e Kosovës.

Presidenti i Kosovës ka thënë se bisedën për këtë çështje e ka konsideruar të papranueshme.

“Carl Bildt ka ardhur tek unë dhe ka thënë: ‘Thjesht duhet të ndahet'”, është shprehur Thaçi.

“Ka ardhur në zyrën time, ka thënë: ‘Kjo pjesë është e humbur për Kosovën dhe duhet të ndahet’. Unë i kam thënë: Nuk mund të diskutoj gjëra të tilla, kaq, tung”, ka treguar Thaçi.

Komento: