
Presidenti i vendit në një konferencë për media, ka folur rreth takimeve të sotme që ka pasur me krerët e partive politike në vend, me qëllim të harmonizimit të çështjeve për interes shtetëror.
Thaçi ka thënë është dakorduar me kreun e LDK-së Isa Mustafa Thaçi që të kenë një qëndrim të unifikuar në çështjet kryesore kombëtare.
“Kosova çdo here ka kërkuar që ne tavolinë që diskutohet për të sotëm dhe të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimorë, prandaj në kuadër të transparencës që kemi si institucione si shoqëri cilivile media dhe qytetarë unë sot kur zhvillova takimet duke filluar me Mustafën kemi diskutuar për proceset nëpër të cilat po kalojmë dhe u dakorduam që të kemi qëndrim të përbashkët për shtetëndertimin. Një shkëmbim shumë të dobishëm të shkëlqyer kemi pasur edhe me ish kryetarin Kuvendit Kadri Veselin, ku diskutuam se qëndrimi i unifikuar midis opozitës dhe pozitës është thelbësor për çështje me interes kombëtar. Gjithashtu kemi vazhduar një bisedë shumë konsultave dhe miqësore edhe me liderin AAK Ramush Haradinaj, i cili mbështet përpjekjet e Kosovës për një qëndrim të unifikuar për çështje me interes kombëtar. Vlerësoj kontributin e tij dhe mirëpres angazhimin e tij. Ishte edhe konstatim nga takimi se vetëm unik dhe të bashkuar do të kemi suksese në angazhimit. Edhe me Limajn u pajtuam që të flasim me një zë për përgjegjësin me të lartë, prandaj vlerësoj lart përkrahjen e tij për sfidat”, ka thënë Thaçi.
Kreu i shtetit po ashtu ka folur për mungesën e Kurtit në këto takime, ai ka thënë se zyra e kryeministrit e ka anuluar takimin në momentet e fundit. Ai ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe për të pritur tekat e dikujt.
“Gjithashtu për hir të transparencës për sot ka qenë i planifikuar që të ndodh edhe një takim me kryeministrin Kurti, për fat të keq edhe pse takimi ka qenë i konfirmuar për sot në ora 13:00, takimi nuk është mbajtur, pasi 5 minuta para orës 13 është anuluar nga zyra e kryeministri Kuti, do ta takoj kurdo që është në interes. Kosova nuk ka kohë për të humbur për t’i pritur teket e dikujt. Askush nuk do të mund të realizoj objektivat kushtetuese, ligjore”, ka thënë Thaçi.