Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mban një fjalim në Kuvendin e Kosovës.
Duke përmendur të gjitha udhëtimet që i pati jashtë vendit, por edhe vizitat e delegacioneve të huaja në Kosovë, Thaçi e nisi fillimin e fjalimit.
Presidenti Hashim Thaçi, në fjalimin që po e mbanë në Kuvendin e Kosovës, nisi të tregojë për vizitat e tij që i pati gjatë vitit 2018.
“Kam përfaqësuar Kosovën në forume të ndryshme ndërkombëtare. Në asamblenë e OKB’së kam qenë dhe në Forumin e paqes në Paris, në samitin e Sofies, por edhe hapjen e lojërave dimërore në Kore. Në të gjitha këto forume kemi bërë të qartë se Kosova është e përkushtuar për paqe të qëndrueshme dhe për dialog”, tha Thaçi.
Ai gjithashtu iu është falënderuar deputetëve që e votuan demarkacionin me Malin e Zi, raporton Gazeta Express.
Presidenti gjithashtu përmendi edhe dështimin e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL dhe për liberalizimin e vizave.
Ai tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në INTEPROL dhe për liberalizimin e vizave.
“Kjo nuk është humbje për ne, por nuk duhet të jetë as dekurajim, por duhet të vazhdojmë mbështetjen për shtetit tonë”, tha presidenti Thaçi.
Thaçi tha se Kosova është e përkushtuar që të bëhet anëtare e NATO’s dhe BE’së.