Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar me homologun e tij nga Mali i Zi, Milo Gjukanoviq.
Thaçi ka thënë se në këtë takim me Gjukanoviq, diskutuan edhe për ndikimin pozitiv që do të kishte normalizimi i marrëdhënieve dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë në rajon, përcjell ORAinfo.
“Fqinjësia e mirë është vlerë evropiane dhe Kosova e Mali i Zi përveç që kanë ditur ta ruajnë gjithmonë këtë vlerë, me përkushtim të ndërsjellë kanë arritur edhe ta forcojnë”, ka shkruar Thaçi.
”Në margjina të Konferencës së Sigurisë, një takim kisha edhe me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Fqinjësia e mirë është vlerë evropiane dhe Kosova e Mali i Zi përveç që kanë ditur ta ruajnë gjithmonë këtë vlerë, me përkushtim të ndërsjellë kanë arritur edhe ta forcojnë. Me presidentin Gjukanoviq diskutuam edhe për ndikimin pozitiv që do të kishte normalizimi i marrëdhënieve dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë në rajonin tonë. Tërë vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë përpjekje që ta lënë pas të kaluarën e hidhur dhe të bashkohen në familjen e madhe evropiane! HTH”. /ORAinfo/