Thaçi merr një letër nga Joe Biden, ja çka i shkruan për marrëveshjën me Serbinë

18:38 | 02 March 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Biden përkrah një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë që çon në njohjen e Pavarësisë së Kosovës, përcjell ORAinfo.

Sipas tij Kosova është e bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë.

“Dje kam pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën. Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jemi të bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar Thaçi. /ORAinfo/

Komento: