Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duket se nuk ka të ndalur me shpërndarjen e Medaljeve Presidenciale të Meritave.
Ishin këngëtarët Sabri Fejzullahu dhe Ilir Shaqiri ata të cilët i dekorojë së fundi, me arsyen se më zërin dhe këngët e tyre kanë sjellë vlera kombëtare dhe patriotike për kohë të gjatë në popullin tonë.
Thaçi sot ka ndarë edhe një Medalje Presidenciale të Meritave, për dizajnatorën Blerina Kllokoqi-Rugova, për arsye të kontributit të dhënë në fushën e artit.
Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit.
“Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit”, shkruan Thaçi, përcjell ORAinfo.
Statusi i plotë i tij:
Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit. Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit.
Kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë. HTH