Thaçi ndanë medalje edhe për renë e Ibrahim Rugovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Thaçi ndanë medalje edhe për renë e Ibrahim Rugovës

12:08 | 15 Shkurt 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duket se nuk ka të ndalur me shpërndarjen e Medaljeve Presidenciale të Meritave.

Ishin këngëtarët Sabri Fejzullahu dhe Ilir Shaqiri ata të cilët i dekorojë së fundi, me arsyen se më zërin dhe këngët e tyre kanë sjellë vlera kombëtare dhe patriotike për kohë të gjatë në popullin tonë.

Thaçi sot ka ndarë edhe një Medalje Presidenciale të Meritave, për dizajnatorën Blerina Kllokoqi-Rugova, për arsye të kontributit të dhënë në fushën e artit.

Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit.

“Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit”, shkruan Thaçi, përcjell ORAinfo.

Statusi i plotë i tij:

Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit. Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit.

Kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë. HTH

Komento: