Thaçi ndihmon përkthyesin gjatë fjalimit me Grenellin, shikoni këtë moment qesharak

21:58 | 21 Shtator 2020

Momenti qesharak, shikoni si Thaçi ndihmon përkthyesin gjatë fjalimit me Grenell.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin Special të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Thaci mbajti një fjalim paraprak ku falënderoi Grenellin për rolin e tij në përfundimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.

Thaci mbante fjalimin në gjuhën shqipe ndërkohë që një përkthyes i thoshte ato në gjuhën angleze.

Por një moment qesharak ndodhi në momentin kur përkthyesi po fliste në gjuhën angleze dhe kishte probleme.

Ishte Thaçi ai që i doli në ndihmë atij.

Për më shumë shikoni videon më poshtë:

Komento: