
Thaçi në takimi me liderët e BE-së.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar në Bruksel me liderët e rinj të BE-së, në një takim që këta të fundit e kanë organizuar me liderët e Ballkanit.
Thaçi po merr pjesë në këtë takim joformal, të organizuar nga BE-ja, ku të pranishëm janë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE’së, Josep Borrell.
Tutje Thaçi thotë se ua ka përmendur liberalizimin e vizave për Kosovën liderëve të rinj të institucioneve më të larta të BE-së.
Postimi i plotë:
Bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, sapo kemi filluar një takim joformal me udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian.
Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së, përmes anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim do të kërkoj edhe një herë që BE-ja ta plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. HTH /ORAinfo/