Thaçi nga Haga: Kosova u vonua me kërkesën për njohjen nga Venezuela

15:05 | 15 Maj 2026
thaci-nga-haga:-kosova-u-vonua-me-kerkesen-per-njohjen-nga-venezuela

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive për Adresa me Arben Ahemtin në Kanal10, ka folur nga Haga për zhvillimet e fundit politike në Venezuela, duke vlerësuar se Prishtina është vonuar në kërkesën për njohje diplomatike nga autoritetet e reja në Karakas.

Thaçi tha se pas ndryshimeve politike në Venezuelë dhe ardhjes në krye të shtetit të presidentes në detyrë, Delcy Rodriguez, është krijuar një moment i favorshëm për Kosovën, pasi sipas tij ndikimi i Rusisë dhe Kinës në Karakas është dobësuar ndjeshëm.

“Pas ngjarjeve në Venezuelë, sikur jemi vonuar që nuk kërkuam njohjen, nga liderja e re-në detyrë Delcy Rodriguez e cila po tregohet e zellshme t’i kryejë detyrat e shtëpisë… ajo tani nuk ka kohë, e as që e lejojnë rrethanat e reja të mendojë shumë se cili do të jetë reagimi i Rusisë apo Kinës, për Serbi apo Kubë as që bëhet fjalë.”, deklaroi Thaçi.

Sipas tij, me një diplomaci më aktive dhe koordinim më të madh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova mund ta kishte siguruar njohjen nga Venezuela, por shtoi se “ende nuk është vonë”. /GAZETA10/

Komento: