Thaçi nga Samitin e Brdo-Brionit: Mosliberalizimi, ndëshkim i panevojshëm

12:34 | 09 May 2019

Thaçi tha se edhe pas qershorit mund të ketë zhgënjime lidhur me liberalizimin.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në samitin e Brdo-Brionit ka folur për çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova padrejtësisht po mbetet vendi më i izoluar në Evropë.

Thaçi, në fjalimin e tij, në mbledhjen plenare të Samitit që po mbahet në Tiranë, theksoi se ndaj qytetarëve të Kosovës përveç diskriminimit po bëhet edhe ndëshkim.

“Kosova tash e një vit ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave që asnjë vend më shumë nuk ka pasur kritere. Por mos uniteti i shteteve anëtare të BE-së ka ardhur në një situatë të tillë, që Kosova padrejtësisht ende mbetet vendi më i izoluar në Evropë. Si lidership nuk kemi asnjë përgjigje për qytetarët. Është padrejtësi dhe diskriminim ndaj shtetit”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Sipas tij edhe pas qershorit mund të ketë zhgënjime lidhur me liberalizimin.

“Mesi i qershorit do të vijë shumë shpejt, dhe mbes me shpresë që gjërat do të lëvizin mirë, por kur dëgjoj zëra skeptik nga disa vende anëtare mund të jemi të zhgënjyer edhe pas mesit të qershorit”, është shprehur ai.

Komento: